Te Barcelona kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2021.
Joan Laporta nuk do të zbulojë deri në fund të vitit kandidaturën e tij për të marrë kreun e skuadrës katalane, sidoqoftë, ai tashmë në shumë raste ka pranuar se po bashkon njerëz të besimit të fortë për të formuar një grup solid.
Brenda projektit të tij të ardhshëm, Laporta ka folur për tre emra, Xavi Hernandez, Lionel Messi dhe Neymar.
Gjëja e parë që Laporta do të tentojë të zgjidh, do të jetë çështja e Lionel Messit, i cilit muajt e fundit, jo pak herë ka reaguar shkaku i pakënaqësisë me bordin e skuadrës.
Një emër tjetër i lidhur me Barcelonën është Neymar. Braziliani u largua nga ‘Camp Nou’ në vitin 2017 për PSG.
Që nga ajo kohë, Barcelona ka dështuar të gjejë një zëvendësim të denjë, andaj, rikthimi i tij, duket i pashmangshëm.
Një projekti të ri të Barcelonës i duhet një njëri i këtij klubi, e kush më mirë këto do ta bënte si Xavi Hernandez?
Laporta do të konsideronte rikthimin e Xavit te Barcelona, tani në rolin e trajnerit.