Këtë fundjavë, në Superligën e Kosovës në futboll, u zhvilluan gjithsej pesë ndeshje interesante.
Ballkani vazhdoi me fitore duke mposhtur Besën me rezultat 4:1, Trepça’89 iu hakmor Arbërisë duke fituar ndaj skuadrës lipjanase me rezultat 1:2, si dhe Gjilani barazoi pa gola me Feronikelin, shkruan “Zeri.info”.
FC Prishtina e regjistroi edhe humbjen e tretë me radhë duke u mposhtur në Skënderaj me rezultat 0:1.
Kryendeshja e kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi u mposhtë 1:2 nga kampionia në fuqi e Kosovës, Drita.
Kjo ndeshje ishte e përcjellur me shumë polemika, ku klubi llapjan ka reaguar ashpër për nivelin e referimit.
Për rastin e goditjes së topit në dorën e futbollit të Dritës, trajneri Bylbyl Sokoli tha se nuk mendon që ishte rast i qëllimtë nga gjyqtari.
“Është një moment i vështirë për t’u vendosur nga gjyqtari. Nuk po më duket rast i qëllimshëm apo tendencioz”, tha “Profa” në “Dueli Sportiv.