Problemi i Pochettino: Messi, Neymar dhe Mbappe kanë fituar vetëm 44% të ndeshjeve

PSG po përballet me një problem që jo shumë kush e priste; kimia mes Mbappe-Messi e Neymar.

Leo Messi iu bashkua Kylian Mbappé dhe Neymar Junior duke formuar një sulm galaktik, për Paris Saint Germain. Një treshe që trembi Francën dhe Evropën, por që nuk po rezulton të jetë e tillë.

Me të tre startues Pochettino, ka fituar katër ndeshje, dy barazime dhe tre humbje. Ata kanë fituar vetëm 44% të të gjitha takimeve të tyre së bashku.

Sipas trajnerit të parisienëve secili nga të tre lojtarët kanë gjëra të ndryshme për t`i dhënë ekipit.

“Të gjithë mund të jenë mbreti i çdo klubi në botë, por në PSG keni tre mbretër në të njëjtin ekip me nevoja të ndryshme dhe që kanë nevojë për gjëra të ndryshme nga ekipi” tha trajneri argjentinas për Guardian

Lëndimi i rëndë në kyçin e këmbës së majtë të Neymar (ai ishte jashtë për më shumë se dy muaj midis nëntorit dhe shkurtit), dhe infektimi i Leo Messi me koronavirus, mund të jenë problem për formën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *