Përveç rezultateve zhgënjyese në fushë, mungesës së qetësisë në skuadër, Real Madridit i shtohet dhe një tjetër problem tepër serioz.
Në Serbi, një grup prokurorësh kanë ngritur padi kundër sulmuesit të “Los Blancos” Luka Joviç për thyerjen e rregullave të karantiëns në muajin mars. Duke u bazuar te kodi penal serb, kërkohet që futbollisti të dënohet me 6 muaj burg.
Joviç udhëtoi drejt Beogradit para 7 muajsh, kur në Serbi ishin bllokur fluturimet ajrore për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lojtari u shfaq rrugëve të Beogradit pa mjete mbrojtëse kundër COVID-19 duke ngjallur kritika ndaj tij.
Në të njëjtën kohë, Joviç nuk po kalon një periudhë të qetë në Madrid teksa ende nuk ka dhënë atë që pritet edhe pse u ble për 60 milionë euro nga Eintrahti i Frankfurtit.