Probleme për Ozil, dyshohet për një lëndim të rëndë

Skuadra e Fenerbahces është duke pritur lajmë nga stafi mjekësor, pasi Mesut Ozil është lënduar.

Ozil është lënduar në barazimin ndaj Antalyaspor, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-1, transmeton lajmi.net.

Fantazisti turk u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një zgjatje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.

32-vjeçari u rrëzua në mënyrë të papërshtatshme dhe pati problem me kyçin e këmbës pas një dueli nga sulmuesi i, Fredy dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas.

Kujtojmë që Fenerbahce ende nuk e ka konfirmuar lëndimin e tij apo kohën të cilën do jetë Ozil jashtë fushave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *