Pritej vetëm zyrtarizimi, transferimi i Cavani-t dështon për shkak të një kërkese të çmendur

Edinson Cavani nuk do të jetë një lojtar i Benfica-s.

Në orët e kaluara dukej se firma ishte një hap larg, porme sa duket negociatat janë prishur për shkak të kërkesave të larta ekonomike që lojtari i ka bërë klubit.

Sipas mediave portugeze, A Bola dhe Record, transferimi i Cavani-t te Benfica nuk do të realizohet.

Kërkesat ekonomike të përfaqësuesve të sulmuesit uruguaian kanë qenë të ekzagjeruara.

Flitet për 30 milionë euro për tre vitet e ardhshëm, një shifër e pamundur për klubin e Lisbonës.

33-vjeçari duhet të vihet në kërkim të një skuadre tjetër tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *