Prishtina nesër do të marrë një udhëtim të vështirë Podujevë, pasi në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00 do të ndeshet me Llapin, ndeshje e cila i takon javës së 14-të të Superligës së Kosovës.
“Bardhekaltërit” pas fitores ndaj Trepçës, në Podujevë synon pikët e plota, teksa rikthimi i Oto John i shton motivin më të madh pasi ka munguar në ndeshjen e fundit.
“Skuadrës do të vazhdojë t’i mungojnë Shillova, Gavazaj dhe mbase edhe Muça, por pritet rikthimi i John”, thuhet në postimin e FC Prishtinës.
Të dy skuadrat në këtë ndeshje hynë me të vetmin synim fitoren, Prishtina për të mbajtur gjallë shpresat tek titulli. Kurse, Llapi për të shpëtuar nga mbijetesa.