Prishtinës e Batatinës i jepet vërejtja e fundit nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.09.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës, dhe xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicioni 2022-2023.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim që Prishtinës t ‘i jepet vëretje e fundit.

Vërejtja e fundit i është dhënë edhe Tahir Batatinës pas deklaratave pas ndeshjes Ferizaj – Llapi ku akuzoi gjyqtarët.

Vendimet e plota të Komisionit Disiplinor:

V E N D I M E:

Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi, nr ID 001413M88. Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët e VAR-it po shkonin në zhveshtore, i njëjti ofendon, fyen dhe i kërcënon ata. Sipas raportit të asistentes së dytë në VAR të ndeshjes, Ferizaj-Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . ( Recidivist).

Kryetrajneri i FC ”Llapi”, Tahir Batatina, nr ID.001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Llapi , akuzon gjyqtarët e takimit për epilogun përfundimtar. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Ndaj:Lojtarit të FC ”Ferizaj” , Kenan Oranna me nr fanelle .9 dhe nr ID 002536M98. Në minutën 90+5, shkakton ndërhyrje të rrezikshme me taka të ngritura ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Ferizaj. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndaj : FC ”Prishtina ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. I mungon panoja/reklama e sponzorit gjeneral të ALBI-Superligës dhe vetëm pas insistimit të delegatit të ndeshjes është vendosur në minutën e 19 të ndeshjes. Sipas delegatit të ndeshjes Prishtina-Malisheva . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Ndaj :Kryetrajnerit të KF ”Trepça” , Emin Baliqi, ID nr.013595M83. Pas përfundimit të ndeshjes, para hyrjes në tunelin e zhveshtoreve fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Liria- Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndaj :Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Trepça” , Fisnik Haxhiu, nr. personal: 1231671893. Në minuten e 70 të ndeshjes fyen dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Liria- Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK

Ndaj: Ndihmës trajnerit të KF ”Vëllaznimi”Haxhi Kurhasku, ID nr.009817M70. Pas përfundimit të ndeshjes, fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rahoveci-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari I KF “ Gjilani” , Altin Ukshini me nr fanelle 25 dhe nr ID 015687M07. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kadetëve , Gjilani-Drita , në min 90 ndëshkohet me karton të kuq direkt (shtyerje e ndërsjellt) . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari I KF “Gjilani” , Leart Kerqeli me nr fanelles 77 dhe nr ID 005803M06 . Në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kadetëve , Gjilani-Drita , në min 90 ndëshkohet me karton të kuq direkt (shtyerje e ndërsjellt ) . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari I KF “Drita “ , Rion Osmanaj me nr fanelle 2 dhe nrID 007845M06. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kadetëve , Gjilani-Drita , në min 90 ndëshkohet me karton të kuq direkt (shtyerje e ndërsjellt ) . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari I KF “Ferizaj” , Arber Begisholli me nr fanelle 2 dhe nr ID 021833M06. Në ndeshjen e xhiros së katrët të Superligës së Kadetëve Ferizaj-Ramiz Sadiku , në min 74 ndëshkohet me karton të kuq (nderhyrje e pakontrolluar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari I KF “ Ferizaj “, Ensar Murseli, me nr fanelle 5 dhe nr ID 009310M06. Në ndeshjen e xhiros së katrët të Superligës së Kadetëve Ferizaj-Ramiz Sadiku , në min 60 ndëshkohet me karton të kuq (nderhyrje e pakontrolluar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës :

KF “ 2 Korriku “ inkuadrim të lojtarit Elvir Gashjan me nr fanelle 15 dhe nr ID 007059M06 Elvir Gashjani , në dy ndeshje zyrtare brenda 24 orëve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “ 2 Korriku”. Afati datë 20.09.2022 ora 13:00.

Lojtari I KF “ 2 Korriku “ Elvir Gashjan , me nr fanelle 15 dhe nr ID 007059M06, inkuadrim ne dy ndeshje zyrtare brenda 24 orëve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë . Afati datë 20.09.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *