Ballkani ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në rrugën drejt titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
“Portokallezinjtë” triumfuan ndaj Prishtinës me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Blendi Baftiu zhbllokoi shifrat në minutën e 35-të të takimit, për ta dyfishuar më pas Ermal Krasniqi katër minuta më vonë, njëherit goli që “vulosi” epilogun përfundimtar të këtij takimit.
Vlen të përmendet se Ballkani kishte edhe mundësi të tjera për ta rritur edhe më shumë diferencën e golave.
Me këtë fitore, Ballkani ka 63 pikë në pozitën e parë, duke vazhduar ta mbajë distancën prej tetë pikëve me Gjilanin kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund.
Prishtina ka 38 pikë në vendin e pestë.