Prishtina vazhdon zhgënjimin, mposhtet dhe skuqet në Skenderaj, Drita u rikthehet fitoreve

Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll ka sjellë disa ndeshje tjetër interesante.

Padyshim vëmendja ishte në Skenderaj, aty ku u ballafaquan Drenica e Prishtina. Është skuadra nga Skenderaj që ka festuar përballë bardhekaltërve, të cilët edhe pas javës së tretë në elitë mbesin pa pikë, duke mos e arsyetuar aspak epitetin e kampionit që e mbajnë.

Një fitore me shumë vuajtje ka marrë Drita e cila e ka mposhtur Malishevën 0:1, në udhëtim, derisa Ballkani e ka mposhtur me fat në shtëpi nga Ulpiana me rezultat 3:2, me golin triumfues që e shënoi në minutën e 100-të.

Dy ndeshje tjera të javës së tretë luhen nesër ku ndeshën Gjilani – Dukagjinin ndërsa Llapi me Feronikeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *