Prishtina sot përballë një testi të vështirë, ndeshet me skuadrën e madhe çeke

FC Prishtina tash e një javë gjendet në Antalia të Turqisë ku po përgatitet për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, atje ku e pret një punë shumë e madhe.

Vjeshta nuk ishte aq e mirë për djemtë e Ismet Munishit ndërsa tash po i mbushin bateritë në Turqi në mënyrë që në pranverë të kenë një paraqitje më të mirë.

Sot skuadra bardhekaltër do të ketë një ndeshje shumë interesante.

Ajo do të ndeshet me skuadrën çeke Ceske Bodojovic. Sfida nis me orën lokale në Kosovë 13:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *