Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 0-4 Suharekën ’23 në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.
“Plisat” kaluan në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes me anë të Limanit, i cili realizoi me kokë, ndërsa më të nisur pjesa e dytë, Gallapeni e dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të.
Limani shënoi sërish për Prishtinën, duke i çuar shifrat në 0-3, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes në minutën e 78-të.
Vetëm një minutë më vonë, Prishtina mbeti me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq u përjashtua realizatori i dy golave, Ardian Limani.
Me këtë fitore, Prishtina gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë, gjashtë më pak se Malisheva që pozicionohet e treta, vend ky që çon në kualifikimet për Conference League.
Ndërsa Suhareka gjendet në vendin e tetë me 32 pikë, tri më pak se Dukagjini që është jashtë zonës së barazhit dhe dy më shumë se Llapi që është një vend më poshtë, e që i shpie në Ligën e Parë.