Prishtina prezanton Sabien Lilajn: Morëm futbollistin më të shtrenjtë në 30 vitet e fundit në Kosovë

Sabien Lilaj është prezantuar nën fanellën e Prishtinës

Ky është njoftimi i klubit:

“Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube.

Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).

Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!

Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *