Klubi nga kryeqyteti ka shënuar e para gol në minutën e 13-të përmes Alban Shillovës,mirëpo pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë pasi Denisson 44’ barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, u pa një krejtësisht një Prishtinë tjetër, me ç’rast edhe u shënuan dy gola të tjerë.
Së pari Leonit Abazi shënoi në minutën e 62-të për t’i dhënë epërsinë klubit për herë të dytë në ndeshje.
Dhe në minutën e 71-të, goli i Gentian Mucas i dha epilogun përfundimtar ndeshjes.
Me këtë fitore, Prishtina ka 35 pikë të grumbulluara dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Drenica në të nëntin.