Prishtina njofton për lëndimin e kapitenit Boshnjaku, ja sa do të mungoj

Prishtina ka konfirmuar se kapiteni i tyre Lorik Boshnjaku ka humbur ndeshjet e mbetura të sezonit vjeshtor shkaku i një dëmtimi të pësuar.

Boshnjaku është lider i Prishtinës këtë sezon, ndërsa ka luajtur çdo ndeshje deri në takimin e fundit ndaj Gjilanit.

Mungesa e tij ndaj Gjilanit erdhi shkaku i një dëmtimi të pësuar në stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe këtë e ka konfirmuar Prishtina.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Kapiteni Boshnjaku humb stinorin vjeshtor

Megjithatë ka shpëtuar nga lëndimi më i rëndë

Prishtinë, 11 dhjetor 2020 – Në seancën e fundit një ditë para ndeshjes, Gjilani – Prishtina, kapiteni Lorik Boshnjaku pësoi një lëndim që nuk dihej shkalla e lëndimit. Pas ekzaminimit të hollësishëm, është konstatuar që ka lënduar fijen e muskulit të krahut, por fati në fatkeqësi është se nuk ka nevojë për operim, megjithatë kapitenit tonë i duhet të pushoj gjatë kësaj kohe dhe për të ka përfunduar stinori vjeshtor duke humbur katër ndeshjet e fundit.

Lorik Boshnjaku në këtë edicion deri para lëndimit është paraqitur në të gjitha ndeshjet, apo 15 sa ishin zhvilluar.

Kapitenit i urojmë sa më shpejtë të shërohet dhe të kthehet pranë shokëve të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *