Prishtina në kërkim të ëndrrës, sot pritet të përballet me Lincoln Red Imps

Skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina, pritet të përballet në ndeshjen e sotme kundër Lincoln Red Imps, në kuadër të Evropaligës.

Skuadra kosovare dje ka zhvilluar stërvitjet e fundit para kësaj ndeshje.

Mirëpo futbollistët e Prishtinës janë testuar për koronavirus dhe rezultatet pritet të dalin sot pas orës 12:00.

Kjo është hera e dytë që Prishtina po provon ta zhvillojë këtë ndeshje pasi që herën e parë kishin rezultuar 8 futbollistë pozitivë dhe nuk ishte zhvilluar ndeshja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *