Prishtina mposhtet në Podujevë, Drenica fiton me përmbysje ndaj Dritës, Ferizaj merr tre pikë ndaj Prishtinës së Re

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Llapi ka siguruar fitoren e radhës në kampionat, duke triumfuar në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 1, me Sadriun dhe Gnapin që shënuan për skuadrën e Tahir Batatinës, kurse Leotrim Kryeziu shënoi golin për mysafirët.

Drenica ka siguruar një fitore të madhe ndaj Dritës. Drenicasit kanë triumfuar me rezultat 3 me 1 në ‘Bajram Aliu’. Goli i Albert Dabiqajt u ‘zhvlerësua’ nga dy golat e Ronaldo Chacon dhe një tjetër nga Kreshnik Uka.

Ferizaj poashtu siguroi fitore me vlerë, duke triumfuar me shifrat 3 me 0 ndaj Prishtinës së Re. Sadriu, Berisha dhe Selmani shënuan golat në këtë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *