Prishtina mposhtet në Mitrovicë, Ballkani ‘shkatërron’ Llapin

Ndeshja që u zhvillua dje ndërmjet Arbërisë e Feronikelit (0:0) hapi javën e katër të Superligës së Kosovës në futboll dhe ishte një paralajmërim se kjo javë do të sjellë ndeshje shumë të forta.

Ashtu edhe doli pasi sot në program ishin tri takime tjera e ku pamë ndeshje mjaft të forta.

Derbin e kësaj jave ndërmjet Llapit e Ballkanit e ka fituar Ballkani me rezultat 1:3.

Një humbje të papritur e ka pësuar Prishtina që u mposht në Mitrovicë nga Trepça’89 me rezultat 1:0, derisa Drita shënoi fitoren e parë këtë edicion duke e mposhtur Besën me rezultat 3:1.

Për Dritën kjo ishte ndeshja e parë pasi tri takimet e para janë shtyrë për shkak të angazhimeve që kishte skuadra gjilanase në garat ndërkombëtare. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *