Prishtina sonte zhvillon ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Folgores, shkruan Gazeta Olle.
Ndeshja ndërmjet kampionëve të San Marinos, Folgore dhe Prishtinës, luhet në “Elbasan Arena” nga ora 20:00.
Skuadra e Prishtinën ka bërë edhe testin e fundit për Covid, para kësaj ndeshje.
Lajm i mirë për kampionen e Kosovës është se e gjithë ekspedita ka rezultuar negative.
Megjithatë te kaltërebardhët do të mungojnë Leonit Abazi dhe Samuel Mone për shkak të lëndimeve.
Gjithashtu do të mungojë edhe Bekteshi për shkak të suspendimit dhe Tolaj i cili nuk ka mundur të licensohet para afatit kalimtar.