Prishtina me fitore vendimtare në Gjakovë

Ndeshja më interesante e edicionit 2020/21 në FIVE STAR Superligën e basektbollit të Kosovës u zhvillua në Gjakovë, shkruan Zeri.info.

Vëllaznimi ishte nikoqire e Prishtinës, në duelin përcaktues për skuadrën e cila do të bie nga liga dhe cila do të vazhdojë në barazh.

Prishtina fitoj me rezultat 79-76 dhe sigurojë barazhin, ku në rast fitores edhe aty do të shpëtojë që të bie nga liga.

Ndeshje interesante u zhvillua në çdo periudhë të lojë, ku në periudhën e parë e fituan mysafirët nga kryeqyteti (18:21).

Në çerekun e dytë dy skuadrat shënuan numrin e njejtë të pikëve, ndërsa në çerekun e tretë vendasit ishin të pandalshëm duke shënuar 24 pikë dhe duke pranuar vetëm 11 pikë, duke shkuar në çerekun e fundit me 10-të pikë epërsi.

Periudha e katërt kishte fytyrë krejtsisht tjetër, pasi që basketbollistët “bardhekaltër” rikthyen gjithçka në favor të tyre duke i shënuar 30-të pikë e duke i pësuar 17-të.

Dy basketbollistët e Prishtinës, Nigel Jonson dhe Tevin Mack ishin më meritorët për këtë fitore, Mack shënoi 26 pikë, ndërsa Jonson 24 pikë dhe nëntë asistime.

Paraqitja fantastike e Emmanuel Emogbo me 23 pikë dhe 12 kërcime nuk mjaftoi për vendasit për fitore.

Kjo ishte fitorja e dhjetë për Prishtinën, derisa kanë edhe 17-të humbje në pozitën e shtatë në tabelë, kurse kjo humbje e Vëllzanimit ishte përcaktuese për të rënë nga liga, pasi që janë në pozitën e tetë, me nëntë fitore dhe 18-të humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *