Gjiganti i futbollit kosovar, FC Prishtina shënoi sot fitore me përmbysje të rezultatit kundër liderit të Superligës së Kosovës, Dritës.
Prishtina e mposhti Dritën si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1, me ndihmën e golave të Shefitit dhe Kryeziut, kurse për gjilanasit golin e vetëm e shënoi Balde.
Tre pikët e reja e ngjitin Prishtinën në kuotën e 18 pikëve në vendin e tretë, krahas Dritës që zë vendin e parë me 27 pikë të arkëtuara.
Ndërkaq, fitoren e sotme skuadra e Ismet Munishit ia dedikoi tifozi të ndjerë, Adrian Blakaj, i cili njihet me nofkën “Qeli” dhe kishte ndërruar jetë 17 vite më parë.
“FC Prishtina ditoren e sotme ndaj Dritës Gjilan ia dedikon engjëllit tonë lart në qiell, tifozit Adrian Blakaj (Qeli), i cili 17 vite më parë ka ndërruar jetë.
Ti je në zemrat tona Qeli jonë ??”, shkruante Prishtina në faqen zyrtare në “Facebook”.