Kampionia e Kosovës në futboll, FC Prishtina është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
“Bardhekaltrit” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit 1-3 nga Ferencvarosi i Hungarisë.
Ishin tre golat e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzunit që e “fundosën” ekipin kosovar në këtë përballje të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për Prishtinën golin e nderit e shënoi Mendurim Hoti.
Kësisoj, Prishtina aventurën e saj në garat evropiane e vazhdon në Ligën e Konferencës.