Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon i bllokuar. Qeveria ka ndalur gjitha aktivitete sportive dhe kjo ka bërë që komuniteti sportiv të reagojë ashpër, shkruan “Zeri”.
E fundit që vjen me një reagim është Klubi i Basketbollit femrat, Prishtina e cila kërkon që të lejohen sa më shpejt zhvillimi i aktiviteteve sportive, ndryshe nëse vazhdohet kështu pasojat do të jenë shumë të mëdha dhe do të jetë vonë për të reaguar.
Reagimi i KBF Prishtina:
Ne vend qe sporti te jete prioritet i qeverise, po del te jete e kunderta. Shume sportista e sportiste dita dites po shkojne ne drejtime tjera, pasi qe nuk po shihet drite e gjelbert ne kete vend ku sporti po del te jetë prioritet i fundit.
Kur arrihen rezultate te gjithe vrapojne pas tyre per te bere nje foto, dhe te mburren me rezultatet e tyre.
Ne te gjithe evropen po zhvillohen aktivitetet me pranine e shikuesve, ndersa ne vendin tone sallat ende te mbyllura.
Duhet ditur qe me kete situate jemi kthyer dhjete vite mbrapa, as nje hap deri me tani, asnje levizje deri me tani, as nje plan deri me tani se si do te veprohet diteve, muajve ne vazhdim.
I bejme thirre Qeverise, Ministrise se shendetesise, dhe organeve tjera relevante qe te hapin rruge me plane konkrete per hapjen e palestrave.
Sporti nuk do te jete me i “rrezikshem” se qendrat tregtare, kafiterite e dege te tjera.