Prishtina fiton në Malishevë dhe e merr kryesimin e tabelës

Prishtina ka triumfuar në udhëtim te Malisheva, duke fituar 3-1 me dy gola të shënuar në minutat e fundit, dhe tani kryeson tabelën me dhjetë pikë.

Ka përfunduar xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Liman Gegaj” Prishtina ka kaluar në epërsi pas golit të Mujës në pjesën e parë. Malisheva e ka barazuar rezultatin me golin e Opeh, por Prishtina nuk ka hequr dorë nga fitorja dhe krejt në fund ka realizuar me Limanin dhe Veliun.

Gjilani ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt, duke triumfuar 0-1 si mysafir. Golin për ekipin skuadren gjilanase e ka realizuar Robert Rrahmani.

Llapi dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në një barazim 2-2 në Podujevë. Golat për Ballkanin i ka shënuar Valentin Serebe, ndërsa për Llapin kanë realizuar Arbnor Ramadani dhe Hasan Hyseni.

Drenica dhe Dukagjini e kanë mbyllur ndeshjen me rezultat 1-1 në Skenderaj. Drenica ka kaluar në epërsi me golin e Igball Jasharit në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, por Albion Pllana e ka barazuar për Dukagjinin në minutën e nëntëdhjetë.

Drita ka shënuar fitore, duke mposhtur 2-1 Prishtinën e Re.

Në tabelë Prishtina ndiqet nga Dukagjini, që ka po aq pikë, dhjetë, ndërsa në vendin e fundit gjendet Llapi me vetëm tri pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *