Kryeqytetasit shënuan plot katër herë në portën e mysafirëve.
Për skuadrën e Ismet Munishit, që luajti pa praninë e tifozëve, shënuan Hoti (1’), Uka (27’), Krasniqi (penallti) (34’) dhe Gashi (45+), teksa gjithçka që arriti të bënte Malisheva ishin golat e Shillovës dhe Hajdarit.
Falë kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë.