Prishtina është kthyer të fitorja pas barazimit befasues që e pati javën e kaluar ndaj Gjilanit.
Bardhekaltrit e kanë mposhtur lehtë dhe bindshëm Malishevën me rezultat 3:1, në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Kjo është fitorja e dytë krahas një barazimi që ka Prishtina në dy tri ndeshje, ndërsa për Malishevën kjo është humbja e parë pasi ka shënuar dy fitore.
Në takimin tjetër Feronikeli ’74 e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1:0.