Prishtina – Feronikeli, me këtë rezultat u mbyll ndeshja në “Fadil Vokrri”

Prishtina ka fituar ndaj Feronikelit me rezultat 3:1, e vlefshme për javën e 27-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan gazeta Objektiv.

Me këtë fitore Prishtina është ngjitur në kuotën e 54 pikëve dhe renditet në pozitën e dytë, me katër pikë më pak se Drita që kryeson renditjen.

Otto John (11’), Gauthier Mankenda (45’) dhe Ahmed Januzi (57’) shënuan për Prishtinën, ndërsa Albert Dabiqaj (12’) shënoi për Feronikelin.

Gjilani nuk ka arritur më shumë se barazimi 2:2 në ndeshjen me Llapin, ndërsa Ballkani ka fituar ndaj Vushtrrisë me shifrat 3:1.

Me këtë barazim Gjilani i ka zvogëluar gjasat për titull, pasi tani gjendet në kuotën e 52 pikëve, gjashtë më pak se rivali lokal, Drita, e cila e kryeson renditjen.

Llapi dy herë ishte në epërsi, me dy gola të Valmir Veliut në minutat 15 e 42, ndërsa vendësit barazuan dy herë me gola spektakolarë të Keita Razak (22’) e Gerhard Progni (90’).

Gjilani në fund i ka pasur edhe dy raste të mira, por nuk arriti të shënojë golin e fitores.

Ballkani, ashtu siç është pritur ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë, e cila tashmë është “çregjistruar” nga Superliga.

Mirlind Daku (13’), Blend Baftiu (18) dhe Arbër Prekazi (53’) shënuan për Ballkanin, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kushtrim Fazliu në minutën e 78-të.

Rezultatet:
Drita – Dukagjini 2:0
Drenica – Trepça ’89 2:4
Flamurtari – Ferizaj 3:2
Gjilani – Llapi 2:2
Ballkani – Vushtrria 3:1
Prishtina – Feronikeli 3:1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *