Prishtina e pandalshme, Ramadani i lumtur me skuadrën e tij

Prishtina duket skuadra më në formë në këtë fillim të edicionin pranveror në elitën e futbollit.

Bardhekaltrit kanë shënuar fitore në hapje të Superligës duke e mposhtur Drenicën në kryeqytet me rezultat 3:1.

Shillova, Abazi e Muça vendosën këtë ndeshje duke shënuar golat për Prishtinën.

Trajneri Zekirija Ramadani pas ndeshjes për “Art Sport” ka uruar lojtarët për paraqitje në një fushë dhe mot tejet të ftohtë.

“Sot duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore. Uroj futbollistët e mi dhe ata të Drenicës për angazhimin dhe lojën që shfaqën në këto temperature të ulëta. Falënderoj skuadrën për luftën që bëri në fushë. Nuk ishte e lehtë, sepse tradita e ndeshjeve me Drenicën tregon që nuk ka takim të lehtë”, ka thënë Ramadani

Në ndeshjen e radhës Prishtina ballafaqohet me Arbërinë në udhëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *