FC Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës. Ajo sot e ka mposhtur në derbi Dritën me rezultat 2:0.
Leutrim Bekteshi dhe Tun Bardhoku shënuan golat e fitores, e cila tash e qojnë në kuotën e 41 pikëve dhe renditet e treta në tabelë, teksa Drita mbetet me 44 pikë dhe renditet një pozitë më lartë.
Një hap fals ka bërë edhe Ballkani që barazoi me Gjilanin duke luajtur me rezultat 1:1.
Trepça ’89 ka marrë një fitore të madhe duke e mposhtur Llapin me rezultat 1:0