Kanë përfunduar dy ndeshjet tjera të ditës në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina ka shënuar fitore të madhe në Drenas përball Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Të besuarit e trajnerit, Zekirija Ramadani fituan lehtësisht 0-3 ndaj “Industrialistëve”.
Ndërkohë, Ballkani është ndalur në barazim pa gola në Malishevë.
“Portokallezinjtë” nuk arritën ta shfrytëzojnë humbjen e Dritës për t’u distancuar në tabelë.
Pavarësisht rasteve, rrjetat në fund mbetën të paprekura.