Kanë përfunduar dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.
Prishtina dhe Gjilani kanë ndarë pikët në “Fadil Vokrri” pasi luajtën baras me rezultat 2-2.
Të parët në avantazh kaluan gjilanasit me golin e Senad Jarovic të realizuar në minutën e 28’të të takimit. Leotrim Kryeziu barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë për kryeqytetasit në minutën e 36’të të takimit. Në pjesën e dytë vendasit ishin ata që kaluan në avantazh me golin e realizuar nga Leonat Vitija në minutën e 82’të, kurse Shabani barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 94’të të takimit.
Në anën tjetër Drita mposhti me rezultat solid Dukagjinin [2-0] me golat e Besnik Krasniqit dhe Kastriot Selmanit.