Kanë përfunduar kryendeshja së ditës së sotme të Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku Ballkani para pak ditësh mposhti gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.
Skuadrat u ndanë në ‘paqe’ duke barazuar me rezultat 1-1.
Ballkani fillimisht kaloi në avantazh me golin e bukur të Nazmi Gripshit në minutën e 30’të, kurse Prishtina barazoi vetëm katër minuta më pas me golin e Blesa’s i cili përfitoi nga topi i kthyer pas goditjes me kokë nga Mërgim Pefqeli.