Cezar Aspiliqueta ishte një nga futbollistët kryesor që ekipi i Barcelonës kishte planifikuar për të transferuar gjatë merkatos së verës.
Tashmë ky objektiv duket i paarritshëm, me futbollistin që ka rinovuar kontratën me Çelsin deri në vitin 2023. Ka qenë vetë trajneri Tuchel që e ka njoftuar rinovimin, duke theksuar se ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën e tij.
“Po ishte kaq afër, dhe tani ndodhi. Është një lajm shumë i mirë për ne, pasi tani Aspiliqueta ka shumë shanse të qëndroj.”, tha Tuchel.
Çështja gjithsesi vazhdon të jetë e ndërlikuar, pasi Chelsea është ende i sanksionuar dhe nuk lejohet të firmosë asnjë kontratë me lojtarë të tjerë, por duket se kjo gjë nuk e ka ndalur kapitenin e “bluve” që të qëndrojë dhe për një sezon me kampionët e Evropës.