Walter Mazzarri ka komentuar humbjen me rezultat minimal të ekipit të tij, Cagliari, nga ndeshja me Milanin.
“Jam i kënaqur me ekipin, shumë. Sulmuam, ishte një ndeshje e hapur. Në pjesën e parë kishim më pak raste dhe ata janë fenomenalë për të mbyllur hapësirat. Kanë një cilësi të çmendur. Luajtëm si të barabartë me Milanin” tha ai.
Mazzarri komentoi edhe gjaknxehtësinë e tij në fund të lojës.
“Përleshja në fund të ndeshjes? Isha i inatosur me arbitrin. Hyra brenda dhe copëtova tre dyer… Nuk e di”, shtoi trajneri i Cagliarit.
“Ka një prekje me dore në zonë dhe portieri Maignan goditi lojtarin tonë në zonë, duke mos kapur topin mbi Lovaton. Penalltia mund të ishte për mendimin tim. Lovatos i pëlqen të qëndrojë në tokë kështu?! Çfarë është kjo?! Nëse Lovato prek topin para portierit, VAR-i është aty për çfarë! Një pikë u humb” tha ai.
“Mirë, Milani fitoi: të gjithë jemi të lumtur!” përfundoi trajneri.