Presidenti i Man Utd flet për të ardhmen e Solskjaer

Sipas Woodward, ky sezon do t’i shërbejë skuadrës për t’u rikonstruktuar, në mënyrë që të jetë pretendente për tituj vitet e ardhshme.

48-vjeçari u fokusua kryesisht te elementët pozitivë të skuadres, ku ndër të tjera theksoi se Solskjaer do të qëndrojë edhe më tutje.

“Ky sezon do të na shërbejë për ta rindërtuar skuadrën në kuptimin e shitjes apo marrjes së lojtarëve. Duhet ta bëj me dije se i tërë ky proces do të kryhet me Ole Gunnar Solskjaer si trajner dhe me stafin e tij”, ishin fjalët e anglezit, përcjell lajmi.net.

“Deri me tani akademia jonë ka bërë përparime duke luajtur në ekipin e parë me çka kanë arritur të shënojnë një pjesë të golave tona”, shtoi tutje miliarderi, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni, Djajtë e Kuq nuk po kalojnë në një formë mbresëlënëse, por përkundër kësaj ata janë np garë të fuqishme për një vend në Ligën e Kampionëve me skuadra si Tottenham Hotspur, Chelsea, Sheffield United, Wolverhampton dhe Arsenal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *