Memphis Depay ka qenë i lidhur me një lëvizje te Barcelona në javët e fundit.
Por i fundit që ka folur për këtë rast ka qenë presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, i cili i ka hedhur poshtë thashethemet.
Aulas ka zbuluar se Barcelona nuk do të jetë në gjendje të përballojë Depayn për shkak të implikimeve financiare shkaku i krizës së coronavirusit.
“Presidenti i Barcelonës më tha të dielën se Barcelona vuante shumë nga kriza e COVID-19 dhe nuk kishte asnjë mundësi të bënte një ofertë” ka shkruar ai në Twitter.
Memphis kost Barcelona 30 miljoen euro | Voetbal | https://t.co/ENn92q9lkf @ol @Le_Progres Le président du Barça m’a indiqué dès dimanche que le Barça souffrait beaucoup d la crise du Covid et n’avait pas de possibilité de faire une offre.#memphis https://t.co/R1eGdE276j
— Jean-Michel AULAS (@JM_Aulas) September 15, 2020
Ky shkrim ka qenë një përgjigje ndaj një artikulli të postuar nga mediumi holandez De Telegraaf që pretendonte se një marrëveshje ishte arritur mes palëve.