Skuadra e Llapit është përpara një ndeshje shumë të rëndësishme.
Klubi nga Podujeva luan nesër ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00.
E vetmja mënyrë që Llapi të luajë në garat evropiane është nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës, ku edhe janë të fokusuar “Legjendat”.
Kryetari i KF Llapit, Beqir Batatina theksoi se klubi do të japë premi për lojtarët për këtë sfidë.
“Po, lojtarët e Llapit janë të motivuar edhe pa premi, megjithatë do të ketë premi për këtë ndeshje, por shumën ende nuk e kemi vendosur me kryesinë e klubit”, tha Beqir Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.
Ndërkohë, ai theksoi se nëse Kupa e Kosovë shkon në Podujevë, atëherë lojtarët e Llapit janë heronjtë.
“Fjalët e mija për lojtarët e klubit janë që nëse Kupa e Kosovës vjen në Llap, atëherë këta djem janë heronjtë të Llapit dhe gjithë merita i takon atyre”, përfundoi ai.