Golashënuesi shumë i kërkuar i futbollit evropian, Erling Haaland, së fundmi u lidh me një kalim të mundshëm në Barcelonë.
Një marrëveshje që Javier Tebas e konsideroi të pamundur, duke pasur parasysh kufizimet financiare të Blaugranave.
“Nuk është e mundur që Barcelona të nënshkruajë me Haaland. Të dhënat janë publike, numrat, kontrolli financiar. Duhej të ndodhte diçka e madhe që marrëveshja të realizohej. Veç kësaj, Haaland është lojtar i Mino Raiola [agjentit] dhe nuk i shet lirë…”, ka shpjeguar presidenti i La Liga-s, në periferi të një eventi.
Kujtojmë që Erling Haaland është caktuar të largohet nga Dortmundi me një vlerë prej rreth 75 milionë euro. Numrat që Barcelona nuk mund t’i vendosë në tavolinë për të tërhequr sulmuesin norvegjez.