Presidenti i Hellas Veronës zbulon prapaskenat për mbrojtësin shqiptar: Kishim oferta që në 2019, ja pse nuk e shitëm

Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi kuqezi bëri debutimin e tij këtë sezon e tashmë është kthyer në një nga titullarët fiks te Hellas Verona.

Në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, presidenti I klubit veronez, Maurizio Setti ka vlerësuar mbrojtësin shqiptar, ndërsa ka zbuluar edhe disa prapaskena në merkato.

“Ne nuk kishim dyshim për cilësitë njerëzore dhe teknike të Kumbulla. Ai ka mendjen e një të rrituri. Në janari 2019 ishin disa klube pas tij, por ne ishim të bindur se ai mund të rritet më tej “.

Kumbulla ka oferta konkrete nga Juventus, Interi dhe Lazio, por edhe nga disa klube të tjera jashtë Italisë. Zikaltërit duken më të favorizuar duke qenë se kanë arritur akordin personal me mbrojtësin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *