Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi në profilin e tij në Facebook ka uruar skuadrën kampione, FC Prishtina për kualifikimin në fazën e tretë të Ligës sëKonferencës, teksa ka përgëzuar FC Drita për paraqitjen mahnitëse në përballje me 15 herë kampionin e Holandës, Feyenoord në Roterdam.
Në fakt, Prishtina pësoi humbje në ndeshjen e kthimit në Uells kundër Connah’s Quay Nomads, 4:2, por kaloi tutje duke iu falënderuar fitores në ndeshjen e parë 4:1.
Ndërkaq, Drita pas barazimit 0:0 në “Fadil Vokrri”, dhuroi spektakël në Roterdam, por në fund u mund nga Feyenoordi, 3:2, ku golin e tretë e pësoi në minutën e 90-të.