Presidenti i FFK-së e priti në aeroport homologun e tij suedez

Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë në mesditën e sotme.

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekspeditën suedeze të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson, që njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, e ka pritur presidenti Agim Ademi.

Me këtë rast, ai i shprehu mirëseardhje homologut të tij dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë, teksa e shoqëroi atë edhe në hotel “Sheraton”, aty ku është akomoduar Kombëtarja e Suedisë, teksa më pas së bashku do të vizitojnë edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.

Kombëtarja suedeze sot në orën 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”, derisa të dielën në orën 20:45 do të luajë kundër Dardanëve tanë, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *