Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takoi sekretarin e përgjithshëm të UEFA-së

Presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, po qëndrojnë në Tiranë për finalen e Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit.

Sot drejtuesit e FFK-së, kanë zhvilluar takim me sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis. Gjatë këtij takimi, Ademi dhe Hodaj e njoftuan z. Theodoridis për situatën e tanishme në FFK, e cila e ka mandatin e rregullt dhe për vazhdimin e projekteve, por edhe për kërkesat e reja. Krerët e FFK-së po ashtu u takuan edhe me drejtorin e Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Llakoviq, zv/drejtorin Thierry Favre dhe menaxherin e programit HatTrick, Denis Bastari.

Edhe në këtë takim drejtuesit e FFK-së njoftuan për ecurinë e punëve dhe për kërkesat rreth projekteve të reja. Nga ana e tyre zyrtarët e UEFA-s, shprehën mirënjohjen e tyre për punën e bërë dhe mbështetën si gjithmonë të gjitha projektet e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *