Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Kongresinë e FIFA-së derisa sot është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf.
Ademi e Neuendorf kanë folur për bashkëpunimin ndërmjet dy federative, derisa FFK ka kërkuar nga DFB për ndihmesë në projektet infrastrukturore, edukative dhe zhvillimore në futbollin e Kosovës.
Postimi i Agim Ademit:
Sot e takova presidentin e DFB-së, Bernd Neuendorf, në prag të Kongresit të FIFA-s në Kigali të Ruandës.
Diskutuam për bashkëpunimin dhe mundësitë e ndihmës së Federatës gjermane në projektet infrastrukturore, edukative dhe zhvillimore në futbollin e Kosovës.
Po ashtu, diskutuam edhe për vazhdimin e marrëveshjeve me regjione të ndryshme të Gjermanisë.
Së bashku me partnerët tanë po punojmë për të bërë ndryshime pozitive në futboll dhe të krijojmë mundësi të reja për talentet tona.
Jemi me fat që kemi partner të tillë si DFB-ja, që në vazhdimësi janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.