Presidenti i Federatës Polake: Po, ka nisur Lufta e Tretë Botërore në futboll

Ish-futbollisti dhe president i Federatës Polake të futbollit, Boniek, ka reaguar fuqishëm kundër krijimit të Superligës Evropiane duke thënë se ajo do të shkaktojë dëm të pariparueshëm në futbollin botëror, përcjellë KosovaPress.

“Le ta pranojmë, Lufta e Tretë Botërore është ka nisur, këtë herë në futboll. Nuk dihet se sa rëndë do të dëmtohet dikush. Bomba atomike tashmë ka shpërthyer. Besimi i autoriteteve të futbollit është dëmtuar seriozisht dhe do të dëmtohet deri në atë pikë sa do të jetë e vështirë për të rindërtuar një atmosferë të mirë “, ka thënë ai.

Lidhur me takimin e UEFA-së, Boniek deklaroi:

“Unë do të doja të theksoja edhe një herë se nuk janë marrë vendime, sepse gjithçka duhet të shqyrtohet nga një perspektivë ligjore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *