Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi sot në një ceremoni shtetërore i ka dhënë fund karrierës në sportin e xhudos.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të xhudistes ka organizuar një ceremoni shtetërore.
Me këtë rast, kohën për të përgëzuar Kelmendin e ndau edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.
Vizer përmes një video-mesazhi përgëzoi Majlinda Kelmendin, ndërsa thë se janë krenar me arritjet e saj.
“Është rast i madh për të përgëzuar Majlinda Kelmendin për të arriturat e saj në karrierë. Jemi krenarë për arritjet e saj dhe përmirësimin e rezultateve të Federatës së Xhudos dhe të gjithë njerëzve përreth Federatës së xhudos. I dëshiroj suksese dhe e falënderoj për zhvillimin e xhudos në Kosovë”, deklaroi Marius Vizer.
Ndryshe, Majlinda Kelmendi u dekorua me urdhin “Shotë Galica”.