Slaven Bilic ishte në prag të kalimit si trajner tek Adan Demirspor, por në momentin e fundit gjithçka dështoi.
Presidenti i ekipit turk, Murat Sancak, ka akuzuar Bilicin, trajnerin kroat, se ka dalë me kërkesa të reja dhe ka kërkuar një pagë më të lartë pas arritjes së marrëveshjes.
“Ne ramë dakord me Bilicin për pagën. Kur më vonë morëm një ofertë tjetër, u mërzita dhe u dorëzova,” tha Sancak, i cili më pas solli legjendën holandeze Patrick Kluivert në pankinë.
Bilic ka qenë pa punë që nga marsi, kur u largua nga Watford.