Presidenti i Barcelonës e mbron Koemanin: Ronald po bën punë të mirë

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Carles Tusquets, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Ronaldo Koeman, pas barazimit të katalonasve 2:2 me Valencian të shtunën në La Liga.

Tifozët e Barcelonës kanë nisur t’i shprehin pakënaqësitë e tyre me punën dhe metodat e trajnerit holandez, i cili i mori drejtimin e skuadrës në gusht, transmeton GE.

Por Tusquets beson se Koeman po bën punë të mirë me skuadrën.

“Nuk do ta fajësoj askënd, Koeman po bën mirë dhe e ka përkrahjen time”, tha Tuesquets.

“Kam ngrënë disa herë me Koemanin dhe ai më duket optimistik”, shtoi ai.

Barcelona ngel tetë pikë mbrapa liderit të La Ligës, Atletico Madrid, edhe pasi e ka luajtur një ndeshje më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *