Kohëve të fundit në mediat e huaja është folur për një shkëmbim të mundshëm mes Griezmann dhe Saul Niguez.
Sipas mediave spanjolle klubet tashmë kanë nisur negociatat për një marrëveshje të tillë.
Presidenti i Atletico Madrid, Cerezo, ka folur për një mundësi të tillë.
Ai ka thënë se në futboll gjithçka është e mundur dhe se nëse Griezmann do të rikthehej do të ishte një surprizë e këndëshme.
“Në botën e futbollit gjithçka është e mundur. Askush nuk e di se cili do të jetë rezultati i këtyre negociatave ”, tha fillimisht ai.
“Rikthimi i Griezmann? Nëse kjo ndodh, do të jetë një surprizë e këndshme … së shpejti do të dini diçka”, përfundoi Cerezo.
Atléti president Cerezo about Griezmann-Saúl: “In the world of football anything is possible. No one knows what the outcome of these negotiations will be”. ?
“Griezmann back? If that happens, it will be a pleasant surprise… you will soon know something”, told Deportes Cuatro.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 19, 2021