Presidenti Agim Ademi takohet në Londër me ish-futbollistin e njohur

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nga dita e djeshme po qëndron në Londër me ftesë të UEFA-s ku do të marrë pjesë në Finalen e Kampionatit Evropian Euro 2022 për femra.

Gjatë qëndrimit atje Ademi përveç shumë takimeve që ka pasur, sot ka pas një vizitë paksa më të veçantë ku është takuar me ish-futbollistin e njohur kosovar Berat Hyseni.

Hyseni i cili tash e një kohë është duke jetuar dhe vepruar në Londër ka postuar një fotografi në Facebook ku ka treguar takimin me numri një të FK-së, Agim Ademi.

“Sot ishte kënaqësia ime të takohesha me kryetarin e Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi”, ka shkruar Hyseni.

Ademi njihet si një person që i viziton shpesh ish-futbollistët në shenjë falënderimi për kontributin që kanë dhënë në futbollin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *