Presidenti Ademi viziton edhe klubin e Dritës gjatë fazës përgaditore në Turqi

Presidenti Agim Ademi ka vizituar sot skuadrën e Dritës gjatë qëndrimit në Turqi.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës shfaqi interesimin e tij për fazën përgaditore dhe punën e skuadrës së Dritës në përgjithësi.

“I shoqëruar nga dy nënkryetarët z. Agim Dibrani dhe z. Bakir Burri si dhe kryetari i LRF-ve z. Ismajl Ajeti, presidenti Ademi u njoftua për ecurin e ekipit në këtë fazë përgaditore dhe për punën në përgjithësi që po bëhet në ekipin tonë.” thuhet në njoftimin e FC Dritës.

Ademi gjatë qëndrimit në Turqi ka vizituar edhe klubet e tjera kosovare që po përgaditen për stinorin e ri pranveror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *